Ozyakup kërkohet nga Lazio dhe Milani

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 15:32 | Nga

Lazio dhe Milan janë duke u interesuar për transferimin e mesfushorit turk të Beshiktashit, Oguzhan Ozyakup.

Ozyakup 25-vjeçar është lojtari i radhës që pritet të largohet nga Beshiktashi, pasi më parë u largua Cenk Tosun që iu bashkua Evertonit.

“Mund t’ju konfirmoj se Lazio, Marseille, Everton, Milan, Valencia po e shikojnë Oguzhanin dhe po interesohen në të. Do të marrim një vendim për të ardhmen e tij në dy javët e ardhshme”, ka thënë agjenti i Ozyakupit për “Liverpool Echo”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme