Përfundon gjithçka, Jorginho te Manchester City

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 08:35 | Nga

57 milionë euro, kaq do t’i kushtojë Jorginho Manchester Cityt.

Manchester City është shumë afër arritjes së marrëveshjes për 57 milionë euro me Napolin për mesfushorin, Jorginho, mëson Goal nga burime të sigurta.

Jorginho dhe agjenti i tij janë duke tentuar të finalizojnë gjithçka me klubin anglez, teksa City dhe Napoli janë marrë vesh në fillim të javës, çka do të thotë se gjithçka ka përfunduar.

Pas Jorginhos, City do të tentojë të marrë Riyad Mahrezin dhe tashmë kanë nisur bisedimet me Leicester City, edhe pse ekzisto një ndryshim i madh në çmimet e dyja klubeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme