Prapa përqafimeve dhe humorit qëndron një Liverpool i frikshëm

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Përqafimet dhe të qeshurat lënë të kuptohet se ka harmoni te Liverpooli i Juergen Kloppit, është një grup i bashkuar, me plot entuziazëm për futbollin ofensiv dhe që gjendet në finalen e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.

Por, prapa humorit të mirë dhe shoqërisë, Liverpooli me Kloppin është bërë një makineri e pamëshirmshme fituese, ku nuk kursehet fare angazhimi për të sjellë lavdinë që kërkojnë tifozët e klubit.

Klopp, skuadra e të cilit do të përballet me Tottenhamin në finalen e së shtunës në Madrid, personifikon këtë kombinim me reflektim të pozitivitetit, por edhe përqendrim të madh në detaje që duhen për sukses, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa konferencat për media pas ndeshjeve shpesh mund të përfshijë të qeshura dhe batuta, si dhe lëvdata të vazhdueshme për lojtarët, gjermani është karakter shumë ndryshe në fushën stërvitore.

Mbrojtësi Virgil van Dijk thotë se kjo qasje e dyfishtë funksionon me lojtarët.

“Vetëm shikoni ato përqafime që na jep në fund të ndeshjeve. Është diçka shumë e vogël, por të bën të ndihesh shumë mirë. Por ai mund të jetë shumë i ashpër në ditën tjetër dhe të tregojë vendin kur bën gabime. Ai e bën këtë në prani të të gjithëve, por ne të gjithë e pranojmë këtë, pasi e dimë se nuk është personale”, thotë Van Dijk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme