Reagimi i lojtarëve të pas largimit të Zidanit

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 15:38 | Nga

Lojtarët e Real Madridit kanë reaguar në rrjetet sociale për largimin e Zinedine Zidane.
Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve me radhë, shkruan Gazeta Express.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për diçka të re, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti më i mirë që të bëhen ndryshime, për të, për klubin, për lojtarët – për të gjithë.

Ai mori drejtimin e skuadrës me 6 janar të vitit 2016, ku për 878 ditë fitoi 9 trofe, tri Liga të Kampionëve me radhë, duke shkruar histori.

Zizu e mbylli epokën me Realin me 9 trofe; 1 La Liga, 3 Champions League, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube – trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Real Madridit, pas Miguel Muñoz (14 trofe). Muñoz ishte trajner i Madridit afër 15 vite, raporton Gazeta Express.

Ja disa nga reagimet e lojtarëve:

SERGIO RAMOS: “Zotëri, si lojtar dhe tani si trajner, u vendosët në krye. Faleminderit për dy vjet e gjysmë, punën, dashurisë dhe miqësisë. Ju largoheni, por trashëgimia juaj tashmë është e pashlyeshme. Një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e të dashurit tonë”

CASEMIRO: “Nuk kam fjalë të të falënderoj se çfarë ke bërë për ne, për Real Madridin dhe për madridizmin Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të të kem trajner, ta kem trajner idhullin tim. Zizu i përjetshëm”.

MARCELO: “Zizu, kam mësuar shumë nga ti. Jam gëzuar si fëmijë çdo gjë që ke bërë, çdo këshillë! Ju jeni shumë i veçantë për mua. Ju keni bërë histori me punën tuaj, përkushtimin tuaj, pasionin dhe mbi të gjitha me përulësinë tuaj. Faleminderit Zotëri”.

DANI CARVAJAL: “Zidane, dua vetëm të të falënderoj për këto 2 vite e gjysmë si trajner i jonë, ke qenë shumë profesional me të gjithë. Kam mësuar shumë nga ti si lojtar, kam mësuar çdo ditë nga ti dhe të uroj më të mirat”.

ISCO: “Ka qenë nder të punojë me ty, të mësoj çdo ditë dhe të fitojmë së bashku për të shkruar histori… të dëshiroj më të mirat”.

KROOS: “Faleminderit, ishte kënaqësi”

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme