Real Madrid vs Atletico Madrid: Një derbi që mund të jetë vendimtar në rrugën e skuadrave drejt titullit

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Derbi tjetër në Madrid, ai mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, do të zhvillohet sot në mbrëmje, ndërsa do të ndihet ndryshe për shumë arsye.

Arsyeja e parë është se derbi do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” pa asnjë tifoz.

Los Blancos do të kërkojë të bëjë tre fitore radhazi, pasi kanë mposhtur Sevillan dhe Borussia Monchengladbach në dy ndeshjet e tyre të fundit.

Këto dy rezultate kanë ftohur fjalët që silleshin rreth punës së Zinedine Zidane, e që mbante ekipin dhe francezin nën presion.

Pritet që Zidane të mos bëjë ndonjë ndryshim të madh për derbin e Madridit, me një grup të reduktuar lojtarësh që kanë bërë punën të mirë në ndeshjet kundër Sevilla dhe Gladbach.

Trajneri francez do të ketë më shumë opsione, pasi Fede Valverde dhe Dani Carvajal janë kthyer në dispozicion.

Ajo që është e qartë është se Real Madrid nuk ka mundësi të humbasë ndaj Atletico të shtunën në mbrëmje.

Los Rojiblancos aktualisht janë në krye të La Ligas, ndërsa skuadra e Diego Simeones do të vijë në këtë ndeshje me shumë besim pasi arritën të ë rezervojnë një vend në mesin e 16 ekipeve më të mira në Evropë,pas fitores 2-0 ndaj Red Bull Salzburg në mesjavë.

Atletico është në një seri prej shtatë ndeshjesh pa humbje, dhe një nga aspektet më mbresëlënëse ka qenë mënyra në të cilën ata kanë luajtur në këto ndeshje.

Koke dhe Joao Felix po lulëzojnë në këtë stil të bazuar në posedim të topit, plus që ata gjithashtu kanë një Nr.9 si Luis Suarez që ndjell frikën në mbrojtjen e kundërshtare.

Sulmuesi uruguaian di si t’ia bëjë të vështirë jetën Real Madridit, siç ka bërë në shumë raste gjatë kohës së tij te Barcelona, ​​ndërsa ka një lojtar në radhët e Atletico, që kërkon të hakmerret ndaj Los Blancos, ai është Marcos Llorente .

Nëse Los Rojiblancos fitojnë sonte në Di Stefano, ata do të dalin në një epërsi prej nëntë pikësh ndaj rivalëve të tyre të qytetit, pasi tashmë ata kanë krijuar tashmë një hendek prej 12 pikësh me Barcelonën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme