Ronaldos po i mungon Reali

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Është e qartë se Real Madridit po i mungon Cristiano Ronaldo në vijën e sulmit, por edhe sulmuesi portugez po digjet për ish-klubin.

Në vitin e tij të parë në Torino, Ronaldo i shënoi 27 gola në 42 ndeshje. Ky është rekordi i tij më i keq që prej sezonit 2008/09, i cili ishte edicioni i fundit para se ta linte Manchester Unitedin për Real Madridin, transmeton Gazeta Express.

Cristiano dështoi ta fitojë këpucën e artë, çmimin për golashënuesin më të mirë në Serie A, dhe do ta ketë edhe më të vështirë ta arrijë këtë në sezonin aktual.

Deri tani këtë edicion, 34-vjeçari i ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje në ligë, duke ngelur goxha mbrapa Ciro Immobiles të Lazios, i cili i ka 13 gola në 11 ndeshje dhe Romelu Lukakut të Interit, i cili i ka 9 gola në 11 ndeshje.

Momentalisht, më mirë se Ronaldo po bëjnë edhe Luis Muriel i Atalantas me 8 gola, Domenico Berardi i Sassuolos me 7 gola dhe Duvan Zapata i Atalantas me 6 gola.

Në Ligën e Kampionëve, ndërkohë, Ronaldo e ka shënuar vetëm 1 gol deri tani këtë sezon.

Në sezonin 2018/19, rekordi i Ronaldos u përkeqësua edhe sa i përket goditjeve në cak (brenda kornizës së portës), pasi i pati vetëm 83 sosh gjatë gjithë sezonit.

Gjatë kohës së tij në Madrid, Ronaldo asnjëri nuk kishte rënë nën shifrën e 99 goditjeve në cak, m

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme