Serena Williams, sportistja më e paguar në botë

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 11:15 | Nga

Ndonëse Serena Williams ka fituar vetëm 62 mijë dollarë nga shpërblimet në turne të tenisit në vitin e fundit, tenistja amerikane kryeson listën e revistës “Forbes” si sportistja më e paguar në botë.

Shifra prej 18.1 milionë dollarësh që ka arkëtuar fituesja e 23 Grand Slam turneve nga sponsorët ka mjaftuar që ajo të jetë në krye të listës për vitin e tretë rresht, ndonëse nuk garoi për 14 muaj pasi njoftoi në janar të vitit 2017 se është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së parë, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Williams, 36-vjeçare, ka fituar dyfish më tepër jashtë fushës së tenisit se çdo sportiste tjetër, ndërsa vetëm 16 sportistë kanë fituar më tepër se amerikania në vitin e fundit.

Top 10 sportistet kanë fituar së bashku 105 milionë dollarë nga qershori i vitit 2017 deri në qershor të vitit 2018, që është një rënie prej katër për qind nga viti i kaluar dhe 28 për qind nga pesë vjet më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme