Shoqata e Gazetarëve Sportivë organizon turneun “Burim Hatipi” dhe ndan çmimet “Ali Shala”

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 13:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gazetarëve Sportiv në nj konferencë për media ka dhënë detaje për mbajtjen e turneut në futboll të vogël “Burim Hatipi” dhe ndarjen e çmimeve për gazetarët sportiv “Ali Shala”, raporton Ekonomia Online.

Ne turne do të marrin pjesë tetë skuadra: dy ekipe të gazetarëve të sporti, Komiteti Olimpik i Kosovës, FC Prishtina, Fakultetit i Edukimit dhe Sporti, Polica e Kosovës, Federata sportive e punëtorëve të Kosovës edhe pjesëtarët e FSK-së.

Turneu do të zhvillohen në Pallatin e Rinës dhe Sporteve duke filluar nga ora 10, më 11 janar. Fillimisht do të bëhen homazhe në varrezat e Burim Hatipit dhe Ali Shaës.

Ndërsa për çmimet “Ali Shala” kanë aplikuar 16 kandidatë në tri kategori të ndryshme.

Duke filluar nga ora 17:15 mbahet ceremonia, ku do të përzgjidhen gazetarët më të mirë në tri kategori: shkrimi më i mirë në gazetë dhe portale, kronike radio-televizive dhe fotografia më e mirë.

Të ngjashme