Skuadrat angleze në ‘luftë’ për James Rodriguezin

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Ylli kolumbian i Real Madridit, James Rodriguez, pritet të përfundojë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Rodriguez nuk po arrin të gjej veten në skemat e trajnerit Zinedine Zidane dhe në verë pritet largimi nga Santiago Bernabeu.

Megjithatë, nuk mungojnë skuadrat e interesuara për mesfushorin kreativ kolumbian, i cili pëlqehet shumë nga klubet angleze.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Arsenali është i interesuar për mesfushorin kolumbian, por mund të përballet me konkurrencën të fortë nga rivalët.

Edhe Evertoni dhe dhe Wolverhamton Wanderers duan shërbimet e Rodriguezit në verë.

Evertoni mund të ketë avantazhin në garën për Rodriguez për shkak të Carlo Ancelotti, i cili shijoi një lidhje të fortë me 28-vjeçarin gjatë kohës së tyre te Reali. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme