Suksesi i Mitrovicës pritet t’i japë krah përfaqësueses

Prishtinë | 16 Gus 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Suksesi i Mitrovicës në raundin kualifikues të Ligës së Kampionëve do të ketë ndikim pozitiv në përfaqësuesen e Kosovës në futboll (femrat). Kështu ka vlerësuar të enjten Afërdita Fazlija, përzgjedhëse e Kosovës. Të martën KFF Mitrovica siguroi kalimin në mesin e 32 skuadrave më të mira evropiane, duke fituar të gjitha ndeshjet në grup në raundin kualifikues.

Është hera e parë që kampionia e Kosovës kalon në raundin nokaut të Championsit, ndërsa fitoret e Mitrovicës ishin të parat e klubeve të femrave në skenën evropiane. Mitrovica të premten (sot) mëson kundërshtarin e 1\16 të finales, ndërsa para se ajo të luajë ndeshjet e radhës, sfida të rëndësishme do të ketë përfaqësuesja e Kosovës në futboll të femrave, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova për herë të parë do të luajë në kualifikimet për kampionat evropian, atë të vitit 2021. Kosova është në Grupin A së bashku me Rusinë, Holandën, Turqinë, Slloveninë dhe Estoninë. Pra, bëhet fjalë për një grup shumë të fortë. Pas dy javësh, më 30 gusht, Kosova luan në “Fadil Vokrri” ndaj Turqisë. Më 3 shtator Kosova është mysafire e Sllovenisë në Dravograd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme