Tifozët e Realit s’durojnë më: Hazard të largohet menjëherë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Tifozët e Real Madridit nuk e duan më Eden Hazardin.

Ata janë lodhur duke pritur që belgu të tregojë klasin siç bënte te Chelsea dhe kulmi ishte të mërkurën mbrëma, në Ligën e Kampionëve.

Hazard startoi, për hatër të cilit, Zinedine Zidane e largoi Viniciusin nga pozicioni i tij për ta vendosur mbrojtës.

Përveç se ishte i humbur në fushë dhe nuk e shfrytëzoi këtë mundësi, gjesti që bëri ai pas ndeshjes, ishte kulmi për çdo tifozë të Realit.

Ai u pa duke buzëqeshur me lojtarët e Chelseat, sikur po festonte kalimin e anglezëve në finale, dhe aspak i dëshpëruar për eliminimin e klubit nga i cili merr afër 20 milionë euro në sezon.

Tifozët mendojnë se ajo çfarë bëri ai, është “mungesë respekti” dhe duan që të largohet menjëherë.

Të ngjashme