Zidane ia jep Realit një lajm shumë të keq

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 14:40 | Nga

Në finalen e Superkupës së Evropës kundër Sevillas, Reali i Madridit do të përballet me disa mungesa të rëndësishme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Zinedine Zidane, i cili ka paralajmëruar tifozët për mungesat në finalen e 9 gushtit.

“Unë mendoj se Ronaldo, Bale, Pepe dhe Kroos nuk do të luajnë, gjithashtu edhe Benzema është i dyshimtë pasi ka pak kohë sa është rikthyer dhe ende nuk është duke u trajnuar me ekipin”, ka thënë Zidane.

Sfida e shumëpritur zhvillohet më 9 gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme