Ekonomia Online
FUNDIT

Edi Rama nderohet në Bruksel me çmimin “Lord Jakobovits”

Edi Rama nderohet në Bruksel me çmimin “Lord Jakobovits”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nderuar me Çmimin “Harav Lord Jakobovits”, një vlerësim prestigjioz europian i akorduar nga Konferenca e Rabinëve Europianë (CER).

Çmimi i jepet kryeministrit shqiptar në vlerësim të kontributit në promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar, si dhe të mbështetjes për lirinë fetare dhe luftën kundër antisemitizmit.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua në Bruksel, ku ky vlerësim merr një rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë, duke vënë në vëmendje traditën e bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare në vend.

"Jam i nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon më tej profilin e Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

Të ngjashme