Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të forta që paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit, erërat e forta rrezikojnë sigurinë e vizitorëve

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, drejtuesit e Kalasë kanë bërë të ditur se vendimi është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve."Ju njoftojmë se Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorë gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave me intensitet të lartë, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e vizitorëve.
Ky veprim është marrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së të gjithë vizitorëve.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kërkojmë ndjesë për këtë shqetësim.
Siguria juaj është prioriteti ynë!”, thuhet në njoftimin e Kalasë.

















