Sqarim nga Zyra e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, njofton opinionin se shkrimi i publikuar sot në portalin “Koha.net”, me titull “Qeveria miraton shtesat për prokurorët special dhe për Lumezin”, është plotësisht i pasaktë dhe nuk ka të bëjë asgjë me rritjen e pagës për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Andaj, kërkojmë nga të gjitha mediat që mos të publikojnë shkrime të pavërtetuara nga sistemi prokurorial i Kosovës, kur ka të bëj me prokurorët, pasi që, shkrimet e tilla janë tendencioze dhe mund të dëmtojnë integritetin e prokurorëve.

Vendimi në fjalë, është vetëm për prokurorët dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e jo edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme