Studentët kosovarë takohen me kryeministrin e Portugalisë

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 09:50 | Nga

Studentët e ShKI-së, Ardian Lumi dhe Lumi Dalipi, të cilët aktualisht janë duke i vazhduar studimet në Universitetin NOVA de Lisboa, të Portugalisë, janë takuar me kryeministrin e këtij shteti, António Costa, me ftesën e zyrës së tij.

Takimi është mbajtur me qëllim të festimit të 30 vjetorit të themelimit të programit Erasmus+, si dhe për të shënuar përmbylljen e aktivitetit “Java e Rinisë Evropiane”.

Të ftuar në këtë takim kanë qenë studentë nga shtete të ndryshme të botës, të cilët studiojnë në drejtime dhe në nivele të ndryshme studimi në shtetin e Portugalisë dhe që njëherësh janë edhe përfitues të bursave, të cilat i ndan programi Erasms+.

Më pas, kjo ngjarje është pasuar me diskutime rreth programit, si dhe me rrëfime personale të studentëve, që kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga ky program.

Një numër i madh i studentëve të UBT-së janë përfitues të bursave, të cilat ndahen nga programi Erasmus+, falë marrëveshjes së arritur mes tyre disa vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme