Sulmi kibernetik zbulon identitetet e verikoreanëve të ikur nga shteti i tyre

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Ministria për Bashkim në Korenë Jugore ka njoftuar për zbulimin e identitetit të pothuajse 1,000 verikoreanëve që janë larguar nga vendi i tyre.

Sipas ministrisë kjo gjë ka ndodhur pas hakimit të një kompjuteri të qendrës për risistemin.

Autoritetet jugkoreane kanë thënë se ky sulm përbën rrjedhjen më të madhe të informacioneve të lidhura me verikoreanët e ikur nga vendi i tyre.

BBC ka raportuar se ende nuk është bërë i ditur identiteti i hakuesit apo se prej nga ka ndodhur sulmi kibernetik.

Qeveria e Koresë Veriore nuk ka informacione për të gjthë qytetarët që brakstisin këtë shtet.

Disa prej tyre konsiderohen “persona të zhdukur” dhe disa mund të jenë regjistruar si të vdekur.

Mirëpo të premten është raportuar se informacionet për 997 verikoreanë tashmë janë bërë publike, duke përfshirë datën e lindjes dhe adresën, ndonëse nuk dihet se çfarë efekti mund të ketë kjo gjë në jetën e tyre.

Analistët kanë thënë se ka shqetësime se kjo rrjedhje e informacionit mund të rrezikojë familjet e këtyre personave që ende jetojnë në Korenë Veriore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme