Sulmohen policët gjatë një bastisjeje në Kamenicë

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 10:08 | Nga

Një zyrtar policor është lënduar në Kamenicë pasi së bashku me kolegun e tij hasën në rezistencë nga tre burra gjatë kohës kur po kontrollonin një shtëpi.

Policia njofton se tre personat e dyshuar për sulm janë arrestuar ndërkaq në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 49 copë fishekë

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Karaqevë e Epërme gjatë orëve të mëngjesit ndërsa polici i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme