Sulmohet seksualisht një femër, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për keqpërdorim seksual të një femre në Gjakovë.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari me vendim të prokurori8t është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 27.01.2021 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori për mbrojtjen e viktimave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme