Gareth Bale u inkuadrua nga banka rezervë në pjesëlojën e dytë dhe me dy gola fantastikë i siguroi skuadrës së Real Madridit trofeun e Ligës së Kampionëve pas triumfit 3:1 ndaj Liverpoolit vikendin e kaluar në Kiev.
Bale është vetëm njëri prej rezervistëve që në historinë e kësaj gare janë treguar vendimtarë për skuadrat e tyre në ndeshjet finale, shkruan Koha Ditore.
Plot gjashtë finale të kësaj gare, që kur njihet si Liga e Kampionëve (më 1992), janë vendosur nga rezervistët.
2018 – Gareth Bale (Real Madrid – Liverpool)
Raportet para finales së Kievit ishin se Bale, i cili kishte vetëm tri ndeshje si titullar në Ligën e Kampionëve këtë edicion, do të startonte përkrah Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në sulmin e Real Madridit.