Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas zhvillimeve të së shtunës lidhur me vendosjen e muralit të Nënë Terezës në kryeqytet.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për inskenim dhe tentim të viktimizimit, duke thënë se përplasja e së premtes kishte të bënte me çështjen e pronësisë dhe jo me Qeverinë apo Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka pretenduar se ndërtesa ku fillimisht ishte planifikuar vendosja e muralit nuk është pronë e Komunës dhe se ekzekutivi komunal nuk kishte marrë pëlqimin e pronarëve.
Sveçla ka theksuar se kur në mbrëmje murali u vendos në pronë komunale, nuk pati pengesa nga askush.
Ai ka rikujtuar gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kishte votuar pro realizimit të projektit të muralit të Nënë Terezës.
Në fund, Sveçla ka uruar qytetarët për 28 Nëntorin.
Postimi i plotë: