Gjithë vitin kemi heq: pandemi, pasiguri, boshllëk, skamje, vetmi, distancë, largësi…
kur je larg nga njerëzit që i do- mërzitesh m’i pa,
kur i sheh, mërzitesh pse s’po të mjafton as ajo dashni,
mërzitesh pse s’po të hiqet mërzia,
pse kurrë s’tu hoq kjo mërzi.
Dhe pse asnjë dashni nuk mjafton.
E nesër, duhet m’u paraqit tē lumtur.
Nesër shqiptarët ngjiten në skenë, dhe e aktrojnë lumturinë kolektive…
duhet m’u dalldis, sepse nesër e ke obligim m’u duk bukur dhe i lumtur…
Para televizorit, emisionet e njëjta gjithmonë, njerëzit e njëjtë, fjalët e njëjta, hajde jasha, kishe po knaqemi, kishe sa shumë po duhemi….
edhe pse, gjithmonë dikush mungon.
Gjithmonë dikush mungon.
Dhe prandaj shikimi nga dritarja gjithmonë është i dhimbshëm, sepse ta kujton atë që ka shkuar dhe që s’kthehet më.
Ta kujton atë që s’ka ardhur kurrë.
Ta kujton pafuqinë tënde të shkosh edhe ti, pas atyre që të kanë lënë.
E unë, unë e kam lehtë, se unë jam mashtruese profesioniste e lumturisë,
aq shumë e aktroj lumturinë, sa dikur habitem dhe më përzihet pastaj, s’di më ‘a jam e lumtur përnime a veç po paraqitem’.
Është trik psikologjik ky: për shembull, nëse vishesh bukur, e mashtron veten dhe ndjehesh bukur.
Nëse e aktron lumturinë, ndjehesh i lumtur dhe dikur s’e di më ku fillon e ku mbaron aktrimi i lumturisë.
I thua vetes: more, a jam unë kjo e djeshit që qitsha flakë…çka u bë kështu…s’e paskam ditë që jam e lumtur.
Veç fillimi i rolit është i zorshëm, skena e parë e aktrimit, se masandej ‘t’hup lidhja’ shkon e përzime…
P.S. Dita e re, nafaka e re!