“Ta sigurojmë vetë bukën tonë, mos të presim nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia”

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 08:05 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bujqësia është një nga sektorët ekonomikë më të rëndësishëm në vendin tonë sepse një pjesë e madhe e njerëzve në Kosovë sigurojnë të ardhura nëpërmjet punimit të tokës.

Mirëpo tani për shkak të përhapjes së pandemisë Coronavirusit, prodhimtaria bujqësore është duke u dëmtuar dhe shumë fermerë po humbasin të mbjellat e tyre.

Fermeri Gani Dobratiqi, ka treguar për Ekonomia Online, se janë në fazën fillestare të të mbjellave pranverore duke përfshirë perimet dhe domatet.

“Tash jemi në fazën fillestare të të mbjellave pranverore, ku në këtë fazë mbjellit misri, patatja gjithashtu edhe perimet, speci, domatja në serra. Deri ka fillimi i javës së parë të muajit maj mund të mbillen patatet dhe misri. Mos të ishte ky vendim i Ministrisë së Bujqësisë mbrëmë definitivisht do të ndikonte shumë keq te fermerë”, tha ai.

Ai tha se nëse nuk sigurojmë bukën tonë, në shumicën e produkteve bujqësore do të ketë pasoja dhe shtrenjtim të tyre.

Fermeri Dobratiqi tha se nuk duhet të presin importin nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia, por të punohet toka bujqësore në Kosovë.

“Në javën e parë të lajmërimit të pandemisë janë parë radhë të gjata të njerëzve për miell. Nëse ne nuk e sigurojmë bukën tonë, shumica e produkteve bujqësore do të kenë pasoja dhe shtrenjtim të produkteve bujqësore”.

“Këto janë kërkesat maksimale, nëse qeveria nuk i përkushtohen fermerëve dhe Bujqësisë do të shkaktohen telashe. Nuk duhet të presim ne kur kemi tokën tonë të varemi prej importit nga Serbia Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia”, shtoi ai.

Të ngjashme