Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor. Sipas, Tahirit nxënësit po i kthehen bankave shkollore, duke shtuar se sot zyrtarisht përuruan objektin e Shkollës së Muzikës në Vushtrri. Postimi i plotë: Sot jam dy herë i lumtur për fillimin e vitit […]
Tahiri i LDK-së: Me nisjen e procesit mësimor, zyrtarisht përuruam objektin e Shkollës së Muzikës në Vushtrri

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor.
Sipas, Tahirit nxënësit po i kthehen bankave shkollore, duke shtuar se sot zyrtarisht përuruan objektin e Shkollës së Muzikës në Vushtrri.
Postimi i plotë:
Sot jam dy herë i lumtur për fillimin e vitit shkollor. E para, sepse pas shumë sfidave nxënësit po i kthehen bankave shkollore dhe e dyta sepse sot zyrtarisht përuruam objektin e Shkollës së Muzikës në Vushtrri, për herë të parë një vend i dinjitetshëm për të gjithë nxënësit e talentët e muzikës. Urime të dashur nxënës, prindër e punëtor të arsimit!



















