Tahiri: Kemi përmbushur të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 14:58 | Nga

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se ka proceduar në Qeveri dy pika, me të cilat MD përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane, atë për Prokurorin e Shtetit dhe Koncept dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publikë.

Ai tha se me miratimin e këtyre akteve, do të ketë një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin.

“Me miratimin e këtyre akteve, ne do të kemi një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij”, shkruan Tahiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme