Tahiri: Nuk pranoj të arrestohem dhe pastaj të gjeni provat

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 12:30 | Nga

Ish-ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk pranon të arrestohet pa prova. Nuk pranoj të arrestohem pa prova. I dua provat tani, tha Tahiri duke akuzuar prokurorinë se gjyqi ndaj tij është politik.

Deklarata erdhi pasi deputeti demokrat Eduard Halimi i drejtoi pyetjen: Kush është llumi, ata që mbajtën anën e dritan Zaganit apo ata që mbajtën anën e Habiljave dhe për dy vjet e shtrinë rrjetin e tyre? Një nga familja kriminale Habilaj ka ardhur në Tiranë në kohën kur zhvillohej operacioni Fundi i Marrëzisë dhe është takuar me “të madhin” në Tiranë? A ka pasur familja kriminale Habilaj dorë në lojërat e fatit?

Avokati: në fakt kemi 6 pyetje, të tjerat ishin presupozime. Lidhur me dekretin e gjykatës së Katanias. Ne i kemi të gjitha faqet dhe nuk gjejmë asnjë lloj indicje, asnjë lloj detaji se përfshihet deputeti Tahiri. Se kush zyrtarë përfshihetn, prokuroria le të hetojë se ka kohë që po e trajton atë. Të tjerat nuk ishin pyetje, por konsideratë që meritojnë një ëprgjigje refuzuese mendoj unë. Nëse deputeti ka…

Flet Tahiri: I nderuar deputet! Jua ritheksoj se jam shumë i hapur që të hetohet gjithçka lidhur me mua. Por unë nuk mund të pranoj se me standartin e Sali Berishës apo kujtdo tjetër që bënte gjyqe politike në atë kohë të arrestohem pastaj të gjeni provat. Nuk ka këhtu. Dua provat tani. Jam i hapur në disponueshmërinë e prokurorisë pa pushim. Pa pushim. Unë dëgjova këtu se mund të iki jashtë Shqipërisë. Nuk kam ndërmend të lëviz centimertin.

Dëjgova se mund të prish provat në Itali. Nuk e kam këtë kapacitet. Unë pres të ëprballem me ëkdo derisa të dalë drejtësia.

Sa i takon makinës sime, qëndrimit të mbajtur nga Dritan Zaganit prej meje apo kryeministrit apo rapportit të akuzave të tia në publik, as jam fshehur, as jam larguar dhe as kam përdorur detyrën time për të fshehur të vërtetën. Publiksiht dhe zyrtarisht jam paraqitur pranë Prokurroisë së Krimeve të Rënda, shkruan syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme