Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në takim sot ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me një pjesë të kabinetit të tij. “Me Ministrin biseduam për projektet e përbashkëta infrastrukturore. E falënderova Ministrin Lekaj për mbështetjen e projekteve të Infrastrukturës në Vushtrri dhe për faktin që është ministri i parë që më viziton në Komunë”, […]
Tahiri pret Lekajn, viti 2018 do të jetë vit i projekteve të mëdha në Vushtrri

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur në takim sot ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me një pjesë të kabinetit të tij.
“Me Ministrin biseduam për projektet e përbashkëta infrastrukturore. E falënderova Ministrin Lekaj për mbështetjen e projekteve të Infrastrukturës në Vushtrri dhe për faktin që është ministri i parë që më viziton në Komunë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
“Këtë vit do të kemi vazhdimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë; Zgjerimin e rrugës Nedakoc-Smrekonicë, pastaj; Do të filloj rregullimi i rrugës regjionale të Qyqavicës (projekt 3 vjeçar), ndërsa sivjet do të përfundohet ura në fshatin Pestovë”.
“Me Ministrin biseduam edhe për rrugën Vushtrri-Nedakoc-Pestovë e cila do të financohet me rishikim të buxhetit”.


















