Tahiri: Të promovohen hapësirat publike në shërbim të komunitetit

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 13:24 | Nga

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një postim në profilin e tij në facebook ka shkruar se duhet të angazhohen dhe t’i promovojnë më shumë hapësirat publike. Ai ka shkruar se jeta në komunitet përtej betonit kërkon funksionalitet, hapësira gjelbërimi, pastërti e estetikë urbane.

Ky është postimi i plotë i Tahirit në facebook:

“Kafiteritë në Prishtinë dhe gjithë vendin përtej shërbimit të mirë në qytetet tona fatkeqësisht janë një ndër mundësitë e vetme për takime e socializim.

Ne duhet të angazhohemi dhe të promovojmë sa më tepër hapësira publike në shërbim të komunitetit. Jeta në komunitet përtej betonit kërkon funksionalitet, hapësira gjelbërimi, pastërti e estetikë urbane.

Qytetet kohezive dhe gjithëpërfshirëse rrugëtojnë bashkë me qytetarët. Qeverisja aty nuk shkëputet nga pritjet, kërkesat dhe nevojat e publikut”.

Fotografia e Besnik Tahiri

Të ngjashme