Taksë për Rrugën e Kombit, flet njeriu që e ndërtoi: Rama, turpi i Kombit

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 10:25 | Nga

Që nga mesdita e sotme kush kalon tunelin e Kalimashit drejt Kukësit apo kur vjen për në Tiranë do të duhet të paguajë 5 euro.

Taksa e re që prek veçanërisht Kukësin dhe Kosovën, do të merret nga koncesionari që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Në lidhje me këtë pagesë, sot ka reaguar edhe njeriu që e ndërtoi këtë rrugë, ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro në Rrugën e Kombit!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook

‘Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në rrugën e Kombit do paguajë taksën “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro te ardhura në vit.

Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njëri-tjetri! Turpi i Kombit!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha./syri.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme