Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi u është kundërpërgjigjur sulmeve të njëpasnjëshme nga deputetët e VMRO-së, që ju bënë atij nga foltorja e Kuvendit.
Xhaferi tha se nuk ka ardhur nga Marsi, por ka qenë ministër i mbrojtjes, ndërsa se si ka punuar u bëri thirje deputetëve të pyesin ministrat tjerë.
Unë nuk jam i ngarkuar ashtu sikur jeni ju. Mendoni mirë qka dhe si dlisni. Të gjitha ofendimet që po i ndëgjojmë 60 ditë, vetëm ne mund ti durojmë sepse besojmë në bashkëetesë, ka thëne Xhaferi, transmeton Aktuale.mk
Ai theksoi se nuk ka pasur ndërmend të paraqitet për të disktuar, por fjalimi i tij ka për qëllim të tregojë se qytetarët maqedonas nuk mendojnë si deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Qetësohuni, Kuvendin nuk do ta dërgojë as në Tiranë as në Prishtinë e as në Tunguyi, tha mes tjerash Xhaferi.