Tayna me dukjen provokuese me veshjet e “Victoria’s Sceret”

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, i ka të shpeshta paraqitjet provokuese në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit imazhe nga paraqitjet e ekspozuara në klipe të ndryshme, ku nuk heziton të vërë në pah linjat e saj trupore.

Së fundmi, reperja me prejardhje nga Prizreni është bërë nostalgjike në rrjetet sociale, duke kujtuar një nga paraqitjet e saj më provokuese.

Bëhet fjalë për kohën kur ajo realizoi një fotosesion me veshje të “Vicotria’s Secret”, që përfshinin bikini të bardha dy-pjesësh, shoqëruar me pupla dhe krah engjëlli.

“Pasi po përtoj me dalë në fotografi kohëve të fundit, ja një kthim në kohë”, shkroi Tayna në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Ndërkohë, të shumta ishin pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, shumica prej të cilëve e komplimentonin për linjat e saj trupore.

Tayna përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “WTF”, në bashkëpunim me Ivorian Doll. 

Të ngjashme