Të drejtat e votuesve për referendumin e së dielës në Maqedoni

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 10:06 | Nga

Këtë të diel në Maqedoni do të mbahet referendum për marrëveshjen e nënshkruar me Republikën e Greqisë për kontestin e emrit.

Qytetarët të cilët janë të regjistruar në Listën Zgjedhore do të duhet të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, duke përkrahur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë?”. Referendumi i 30 shtatorit është i karakterit konsultativ.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar të drejtat e qytetarëve për votime të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

-Të drejtë vote ka çdo shtetas i moshës madhore i Republikës së Maqedonisë, i cili është i regjistruar në Listën Zgjedhore.
-Lista zgjedhore është dokument publik,në të cilin janë të regjistruar qytetarët me të drejtë vote.
-Gjithmonë voton vet, në emër tënd dhe vetëm një herë.
-Votimi është i lirë dhe i fshehtë dhe asnjëri nuk mund të konfirmojë se si ke votuar.
-Për të votuar duhet të identifikohesh me letërnjoftim ose pasaportë të lëshuara nga RM.
-Duhet të nënshkruhesh në certifikatëne listës zgjedhore në vendvotimin tënd.
-Çdo votues merr vetëm një fletë të votimit.
-Në fletën e votimit vendoset vulë në vendin e caktuar për vulë.
-Voton me rrethimin e njërës nga përgjigjet e dhëna.
-Është valide vetëm fleta e votimit e rrethuar me stilolaps me ngjyrë të kaltër.
-Fleta e votimit paloset dhe vendoset në kutinë e votimit.
-Është i ndaluar përdorimi i telefonave celularë dhe fotoaparateve për fotografim të fletës së votimit.
-Askush nuk guxon të kërkojë përgjegjësi për shkak të votimit, ose të kërkojë të tregosh se si ke votuar ose pse nuk ke votuar.
-Nëse të është cënuar e drejta personale e votimit në cilëndo fazë të procesit ose gjatë procedurës së realizimit të votimit, mund të parashtrosh ankesë deri te KSHZ në afat prej 24 orëve.
-KSHZ është e obliguar që në afat prej 4 orëve pas pranimit të ankesës tuaj të marrë vendim.
-Kundër vendimit të KSHZ mund të parashtroni ankesë deri te Gjykata Supreme në afat prej 24 orë pas pranimit të vendimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme