“Do të fitoj edhe më bindshëm në balotazh”

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 08:08 | Nga

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka fituar mbi 39 për qind të votave në raundin e parë, nuk e ka asnjë dilemë se do të jetë kryetar i kësaj komune.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në balotazh vetëm sa do ta shtojë diferencën e votave në raport me kundërkandidatin nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa. Ky i fundit, sipas Aliut, nuk e ka asnjë shans ta përmbysë rezultatin më 19 nëntor.

Aliu ka treguar se është në kontakt me të gjitha subjektet politike për ta mbështetur në raundin e dytë, duke mos përjashtuar në këtë drejtim as Lëvizjen Vetëvendosje!.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme