Ekonomia Online
FUNDIT

Të hyrat globale nga të drejtat autoriale arrijnë në 9.6 miliardë euro

Të hyrat globale nga të drejtat autoriale arrijnë në 9.6 miliardë euro

Të hyrat globale nga të ardhurat për të drejtat e autorëve të veprave muzikore, audivizuale, teatrore dhe letrare, në vitin 2017, arrijnë në 9.6 miliardë euro, që është 6.2 për qind më shumë sesa në vitin paraprak. Këto janë rezultatet e raportit zyrtar për grumbullimin e të hyrave të publikuara nga konfederata ndërkombëtare e shoqatave […]

Të hyrat globale nga të ardhurat për të drejtat e autorëve të veprave muzikore, audivizuale, teatrore dhe letrare, në vitin 2017, arrijnë në 9.6 miliardë euro, që është 6.2 për qind më shumë sesa në vitin paraprak.

Këto janë rezultatet e raportit zyrtar për grumbullimin e të hyrave të publikuara nga konfederata ndërkombëtare e shoqatave të autorëve dhe kompozitorëve CISAC (Confédération Internationale des Sociétés d’Auteurs et Compositeurs), shkruan sot “Koha Ditore”.

Kompensimi i autorëve nga përdorimi digjital për herë të parë tejkalon kufirin prej 1 miliard eurosh, pas rritjes prej 24 për qind më 2017.

Falë shikueshmërisë dhe kohëve të fundit, rritjes së interesit të përdoruesve për shërbimet e “video streamingut”, në pesë vjetët e fundit të hyrat nga përdorimi digjital gati janë trefishuar (më 166 për qind).

Rrjeti botëror CISAC – i themeluar më 1926 me seli në Paris – në emër të katër milionë autorëve licencon dhe grumbullon kompensimet për të drejtat autoriale dhe përdorimin e veprave të tyre, përfshirë transmetime në televizione, radiostacione, koncerte, transmetime publike, digjitalizim dhe kopjim privat.

Të ngjashme