Të rinjtë në Kosovë kanë njohuri të mangëta rreth të drejtave të njeriut

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 15:18 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të rinjtë në Kosovë kanë njohuri të mangëta rreth të drejtave të njeriut, mundësive për t’u qasur në drejtësi dhe për mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor në vend.

Kështu u tha në konferencën “Kërko Drejtësi” e organizuar nga American School of Kosova dhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe implementuar nga National Center for State Courts në partneritet me organizata lokale të shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

John Furnari nga NCSC, tha se përveç monitorimit të gjykatave dhe transparencës së gjyqësorit, Programi “Kërko Drejtësi”, ka për qëllim edhe avancimin e sistemin arsimor në Kosovë.

“Gjatë këtij gjysmëvjetori e kemi prezantuar Programin ‘Të Rinjtë për Drejtësi’ nëpër shkolla publike të Kosovës, në kuadër të të cilit kemi përpiluar planprogramin që adreson këto shqetësim. Jemi të gëzuar që sot jemi së bashku në këtë tryezë për ta ndarë përvojën tonë dhe të diskutojmë së bashku me drejtorë të shkollave për mundësinë e përfshirjes së këtij programin në planprograme shkollore.”

Thomas Philips, duke folur për përdorimin e sistemit global të vlerësimit akademik për përmirësimin e shkollave, tha se janë të shqetësuar për përformancën e nxënësve dhe mësuesve në shkolla.

“Ne të gjithë jemi të shqetësuar për performancën e nxënësve dhe mësuesve në shkolla. Por, ne jemi të shqetësuar edhe me performancën e shkollave në krahasim më shkollat e tjera në vendin tuaj ose në të gjithë globin. Pra, kjo është ajo çfarë Global Academy po përpiqet të arrijë përmes këtij programi”, tha ai.

Ndërsa, Rebecca Dahl, duke folur për thjeshtëzimin e standardëve të bazuara në aftësi, tha se interesimi i saj është që të flas me drejtorët e shkollave në Kosovë dhe të sigurohet që mënyra e tyre e të menduarit është në përputhje me atë të drejtorëve në shkolla private.

Programi “Kërko Drejtësi” financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit /INL dhe implementohet nga National Center for State Courts në partneritet me organizata lokale të shoqërisë civile. Qëllimi i programit është fuqizimi i kërkesës dhe qasjes për drejtësi në Kosovë si dhe transparencës dhe integritetit në sistemin gjyqësor.

Të ngjashme