Të shtëna me armë në Kaliforni: të lënduar 10 persona, në mes tyre ka edhe fëmijë

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 18:40 | Nga

Dhjetë persona, duke përfshirë edhe fëmijët, janë plagosur në të shtëna me armë zjarri në San Bernandin, ndërsa tre persona janë në gjendje shumë të vështirë, lajmëron Reuters.

Të shtënat kanë ndodhur në kompleksin e apartamenteve në këtë qytet i cili ndodhet 100 kilometra larg Los Angjelosit, ndërsa policia ka marrë thirrje për ndihmë në orën 23.

Zyrtarët pretendojnë se tani për tani nuk kanë ndonjë të dyshuar, e as që dihet motivi i të shtënave. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë armë.

Incidenti ndodhi vetëm një javë pasi u qëllua me armën në turnirin e video lojërave në Xheksnovill ku janë vrarë dy dhe janë plagosur disa njerëz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme