Ekonomia Online
FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, pranë ish-fabrikës së miellit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të plagosur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar autorët e mundshëm. Grupi hetimor […]

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, pranë ish-fabrikës së miellit.

Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të plagosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar autorët e mundshëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit. 

Të ngjashme