Të shtëna me kallashnikov, FNSH zbarkon në Velipojë

Prishtinë | 27 Pri 2019 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Të shtënat me armë zjarri në Luarz të Velipojës kanë ngritur në këmbë forca të shumta policie por edhe forcat e FNSH.

Sipas informacioneve të para, blutë e Shkodrës ndodhen në vendngjarje, por deri tani fatmirësisht nuk raportohet për persona të prekur nga plumbat.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe dyshon se aty ka pasur një përplasje me armë mes disa personash. Këta të fundit kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me kallashnikov, referuar edhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje

Po ashtu bëhet me dije se policia mund të ketë rrethuar personat që kanë patur përplasjen me armë, por detaje të reja për ngjarjen pritet të mësohen nga momenti në moment. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme