Facebook redukton fitimet për të forcuar masat e sigurisë

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 18:46 | Nga

Facebook tha të mërkurën se shitjet arritën në 10 miliardë dollarë në tremujorin e tretë të këtij viti, gati 50% më shumë se tremujori i njëjtë i një viti më parë, të nxitur nga fuqia e vazhdueshme e produkteve të saj reklamuese.

Fitimet e saj u rritën 79% në 4.7 miliardë dollarë në këtë tremujorsh.

Por Mark Zuckerberg tha se fitimet do të ulen ndjeshëm pasi kompania po investon më shumë për sigurinë e këtij rrjeti social.

“Ne jemi të vendosur përsa u përket forcimit të masave për parandalimin e abuzimeve në platformat tona. Jemi duke duke investuar aq shumë në siguri sa kjo gjë do të ndikojë edhe në fitimet tona”, tha Zuckerberg në një deklaratë.

“Mbrojtja e komunitetit tonë në Facebook është më e rëndësishme sesa maksimizimi i fitimeve tona”.

“Doja që investitorët tanë ta dëgjonin këtë drejtpërdrejt nga unë”, tha Zuckerberg duke shtuar se kjo nismë do ta bëjë më të fortë shoqërinë dhe më të mbrojtur ndaj abuzimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme