Kujdes se çka shkruani në viber, sepse…

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 11:13 | Nga

Edhe viberi përgjohet…kujdes!

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se së fundmi ata kanë gjetur disa të meta të mëdha të sigurisë dhe mënyrën se si Viber i pranon fotografitë, doodles (postimet e shkruara me dorë), videot, apo edhe të dhënat për lokacionin e përdoruesit.

Ata gjithashtu kanë vërejtur disa probleme edhe në mënyrën se si Viber i ruan të dhënat në serverët e saj në mënyrë të pa-koduar, pa mekanizëm autentifikimi për ta marrë përmbajtjen nga një klient i caktuar.

Problemi kryesor është se të dhënat në Viber janë të pa-koduara, dhe lënë hapësirë për përgjim nga çdokush përmes Rogue AP, apo ndonjë haker tjetër ndërmjetësues. Prandaj, hulumtimi i ekspertëve të këtij universiteti ka bërë hulumtime të thella për tu siguruar që njerëzit të jenë të informuar, të sigurtë, dhe larg aplikacioneve që kanë të meta sa i përket sigurisë së tyre.

Për këto probleme, madje ata e kanë kontaktuar edhe Viber (para se ti publikojnë të dhënat e tyre), por këta të fundit nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tyre për përmirësimin e aplikacionit, kah aspekti i sigurisë.

Telefonat në të cilët është bërë testi për pasigurinë e Viber janë HTC One (Android 4.4.2), Samsung Galaxy S4 (Android 4.3), ndërsa versioni i Viber 4.3.0.712.

Trafiku mobil është marrë përmes përdorimit të Windoës 7, tiparit (virtual wifi miniporte adapter). Kompjuteri ka qenë i lidhur në internet përmes Ethernet, në mënyrë që kartela e wireless të mos ishte në përdorim. Lidhja me Ethernet është bërë për ta shpërndarë qasjen e internetit me “virtual wifi miniport adapter”.

Ndërsa, në testin e bërë, për marrjen e trafikut janë përdorur edhe veglat si NetworkMiner, Wireshark, dhe NetWitness.

Përmbledhja e rezultateve nga studimi:

Fotografitë e pranuara janë të pa-koduara
Doodles të pranuara janë të pa-koduara
Videot e pranuara janë të pa-koduara

Fotografitë me të dhënat e lokacionit që pranohen/dërgohen janë të pakoduara

Të dhënat e ruajtura në Viber Amazon Servers janë në format të pa-koduar

Të dhënat e ruajtura në viber Amazon Servers nuk fshihen automatikisht

Të dhënat e ruajtura në Viber Amazon Servers mund të merren me qasje të lehtë në databazë, pa asnjë mekanizëm për qasje të verifikuar në të (të dhënat e përdoruesve mund të merren shumë thjeshtë: duke vizituar linkun e përgjuar, apo linkun në shfletuesin e internetit që na ofron të gjithë përmbajtjen – foto, video, pamje të lokacionit të përdoruesit, etj.

Çdokush, duke përfshirë edhe ofruesit e shërbimeve mund ti mbledh të gjitha këto të dhëna, dhe secili që e vendos një Rogue AP, apo ndonjë sulm ndërmjetësues (sikurse sulmet “helmuese” të ARP) mundësojnë marrjen e trafikut në Viber – përkatësisht grumbullimin e fotografive dhe videove të dërguara / pranuara nga përdoruesit e aplikacionit për telefonat e mençur mobil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme