Nëse ndalemi një sekond. Nëse dalim nga kjo maratonë e pazareve politike… E nisim me mendu për temat thelbësore dhe urgjente që realisht kanë rëndësi për këtë shtet.
Këto janë temat me rëndësi sot:
-Rritja e Kapaciteteve të Energjisë
-Adresimi i Importit & Deficiti Tregtar Astronomik
-Menaxhimi i Inflacioni që po ja hup kuptimin rrogës
-Tregu i punës që ka shumë anomali
Nuk kemi asnjë zgjidhje publike ende. E as nuk adresohen. Injorohen brutalisht.
Asnjë metodë. Asnjë koncept. Asnjë vizion afatgjatë.
Si është e mundur me i injoru kaq shumë këto tema?
Nuk janë të pazgjidhshme.
Normal që janë të ndërlikuara dhe kërkojnë kohë.
Ama me një grup njerëzish kompetentë munden me u adresohu dhe me gjetë zgjidhje. Me fillu zbatimi i programeve që i ndryshojnë këto sektorë dhe sjellin transformim domethënës.
Rrjedhimisht, e ndryshojnë rrënjësisht kursin ekonomik të vendit.
Pse nuk po ndodh kjo?
Jo vetëm e pakuptimtë.
Por edhe e papranueshme.
Sepse ndikimi i këtyre temave në jetën reale është i thellë, i gjerë, dhe çdo ditë që kalon pa zgjidhje, është një humbje për të gjithë.