Tentim vrasje në Gjakovë, një burrë tenton ta vrasë me sëpatë një tjetër dhe arratiset

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë ka sulmuar një tjetër me sëpatë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Në raport thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, derisa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË-Gjakovë 27.06.2022 – 19:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me sëpatë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk e kanë hasur të dyshuarin e cili gjendet në arrati. Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme