Tërmeti bashkon dy pallate në Vlorë

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti lëkund edhe pallatet në Vlorë. Në lagjen “29 Nëntori” dy pallate janë bashkuar me njëri tjetrin. Banorët janë në panik pasi lëkundjet e fundit janë ndjerë edhe në qytetin e Vlorës.

Sipas banorëve këto ndërtime janë bërë pa kriter. Këto dy pallate janë ndërtuar fare ngjitur njëri me tjetrin.

Pallatet e ish-Gjallicës në Vlorë janë ngritur pa asnjë metër sigurie e për këtë banorët kërkojnë të merren masa imediate.

Sipas tyre, tërmeti i datës 26 ka lëkundur bazamentin e pallatit e për pasojë njëri prej tyre është anuar duke u bashkuar me pallatin pranë

Të ngjashme