Terrorizoi dhe qëlloi policinë, vritet nga RENEA 35-vjeçari grek

Gjirokastër | 28 Tet 2018 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Policia Shqiptare dhe Forcat RENEA kanë njoftuar se 35-vjeçari, Kostandinos Kacifas, i cili hapi zjarr ndaj tyre ka mbetur i vrarë në Bularat të Gjirokastrës.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat, ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se: Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale. Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve edhe për shkak të terrenit, ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.
Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nën drejtimin e Prokurorisë”, njofton policia.

Të ngjashme