Ekonomia Online
FUNDIT

Tetë raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tetë raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë. “Nga fillimi […]

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, deklaroi dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik.

Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jetë nga COVID-19 dhe për Institutin e Shëndetit Publik ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Të ngjashme