Tetë të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, mes tyre një fëmijë 5 vjeç

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3559 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 650 qytetarë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 8 qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç nga Saranda.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar./A2/

Të ngjashme