Tetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut, ndërsa janë regjistruar 199 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 1846 mostrave.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë shëruar 264 pacientë nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 94.798 pacientë me COVID-19. Prej tyre 2924 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 83.999, ndërsa janë 7875 raste aktive.

Të ngjashme