Teutë Rrusta e PSD-së analizon paraqitjen e Kurtit: Kjo do të zgjasë vetëm edhe ndonjë ditë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e PSD-së, Teutë Rrusta ka kritikuar veprimin e sotëm të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili derisa në sheshin “Skenderbeu” po protestohej, doli për t’i përshëndetur protestuesit nga ballkoni i Qeverisë.

Rrusta ka thënë se me këtë gjest, Kurti është treguar autoritar.

Ajo është fokusuar tek kamerat e Qeverisë poshtë Kurit, të cilat siç është shprehur Rrusta vëzhgojnë dashurinë e masës pikë për pikë. Mirëpo, Rrusta ka thënë se kjo do të zgjasë vetëm edhe ndonjë ditë.

Postimi i plotë:

Big Brother is watching you!

Pershendetja autoritare nga ballkoni e KM të rrethuar me me truprojet me antiplumb dhe servilët që ia mbajnë çantën a.k.a. keshilltarë.

Kamerat poshtë tij kontrollojnë lëvizjet dhe vëzhgojnë dashurine e masës pikë për pikë, por vetëm edhe dy – tri ditë.

Fund!


Big Brother is watching you!Pershendetja autoritare nga ballkoni e KM të rrethuar me me truprojet me antiplumb dhe…

Gepostet von Teutë Rrusta am Donnerstag, 28. Mai 2020

Të ngjashme