Thaçi: S’ka individ, as agjendë ditore që mund të na prish me ShBA-në

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 12:22 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth takimit me partnerët e koalicionit dhe ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, raporton Ekonomia Online.

Këtë takim presidenti i vendit, e quajti të rregullt përderisa bëri të ditur se nuk ka individ, as agjendë shtetërore që mund të dëmtojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh, janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe me bartësit e institucioneve  të vendit dhe liderët politik ne përkushtimet që kemi për koordinim me agjendat që kemi si bartës dhe udhëheqës së shtetit të Kosovës, natyrisht me konsultim të ngushtë me ShBA dhe mendoj qe ishte një takim që i ka kontribuar qartësisë se agjendës Kosova ka qenë është edhe do të mbetet mik i përjetshëm i ShBA Nuk ka individ as agjende ditore  qe  do ta sfidojë këtë partnerit të shtetit të Kosovës, këtë vullnet të qytetarëve të Kosovës, as sot, as në të ardhmen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.

Këto komente kreu i shtetit i dha pas homazheve që bëri pranë shtatores së Zahir Pajazitit, në 22 vjetorin e rënies së heroit.

Të ngjashme