Presidenti Thaçi pret ministrin e Jashtëm të Greqisë, asnjë deklaratë për medie

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 16:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Nga ky takim, mediet u lejuan të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk kishte deklarata për medie.

Fillimisht, shefi i diplomacisë greke është pritur nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Takimi i cili ishte paralajmëruar për orën 14:40 ka nisur me rreth një orë vonesë. Ndërkaq, konferenca e përbashkët e cila ishte paralajmëruar për orën 15:30 është anuluar krejt, raporton Ekonomia Online.

Gjatë fotografimit për gazetarët, Kotzias është pyetur për arsyen e mosmbajtjes së konferencës së paralajmëruar për medie në Prishtinë, njëjtë siç kishte bërë dje në Beograd. Ai tha se kanë shumë tema të rëndësishme që të flasin brenda takimit dhe se nuk kanë kohë për konferencë.

Greqia është një nga pesë shtete e BE-së, e cila nuk e ka ka njohur ende Kosovën, megjithëse mban një qëndrim më “të butë”, duke njohur dhe pasaportat.

Kotzias tha të mërkurën në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa sqaroi se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk do të jetë përfaqësi diplomatike.

Të ngjashme